Nga Adriatik DOÇI

Po aq i rëndë sa akti primitiv i dhunës është edhe arsyeja e dhunës: Pse u ankove në rrugë ligjore?!

Revanshi i bandës buron nga një vetësiguri se nuk do të ndëshkohet.

Jo vetëm kryen një akt barbar, por kujdeset për t’a treguar barbarinë.

Vetësiguria buron nga roli i bandës për të mbledhur vota, me të cilat i bashkohet dhe impinohet një krahu politik, nuk ka rëndësi ngjyra, mjafton të jetë në pushtet, në këmbim të imunitetit ndaj veprimit të ligjit, për poshtërsitë që banda me natyrë fisnore kryen.

Koha ka treguar se revanshi, arroganca dhe tejkalimi ka shkatërruar perandori shekullore dho jo më një bandë fisnore që doli në pah pas shfaqjes së Rrahmanit.

Ndërkaq, sot mediat kanë bërë një punë të dobieshme, jo vetëm informuese, por edhe duke ekspozuar të keqen.

Nëse ato pamje nuk do të publikoheshin me dramacitetin që u takon nga mediat, banda jo vetëm nuk do arrestohej, ata që u arrestuan, por viktimat e dhunës mund të ishin dhunuar sërish sot.