Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PD, ndërsa brenda kampit blu ka ‘plasur lufta’ mes demokratëve, pro dhe kundër përjashtimit të ish liderit historik Sali Berisha.

Në seli ka tensione dhe nuk dihet nëse Basha është ende aty apo është larguar.

Pro vendimit të Bashës, mësohet se ka dalë deputeti i zgjedhur i Elbasanit Dashnor Sula.

Po kështu pro Bashës për largimin e Berishës nga parlamenti janë shprehur dhe Tomor Alizoti dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa kundër vendimit ka dalë deputetja Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.