Përjashtoi Berishën, Basha: Ky është vendimi i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet/ Kush ishin deputetë dolën kundër vendimit të Bashës dhe kush pro

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi i PD Sali Berishën ka shkaktuar debate brenda kësaj force. Basha ka marrë përgjegjësinë për këtë vendim duke thënë në mbledhjen e sotme në selinë se “ky është vendimi i jetës time, e marr vetë këtë përgjegjësi, s’ka punë askush tjetër, e bëj sepse dua të ruaj Partinë Demokratike. Nuk mund ta fus në votim sepse nuk dua që PD të çahet”.

Ndërkohë që mbledhja e sotme e grupit dhe anëtarëve të kryesisë u zhvillua me tensione të shumta.

Shtatë deputetë dolën kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar si të gabuar përjashtimin. Deputetët kundër ishin: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.

Ndërsa katër deputetë të tjerë u shprehën pro, ata ishin: Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.