Një 22-vjeçare nga Korça ka humbur jetën nga koronavirusi të martën.

E reja ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose Covid2, ku ishte edhe në intubim prej 3 javësh.

Sidorela Koça ishte shtatzënë, por fatmirësisht foshnja i ka mbijetuar operacionit.

Mjekët e kanë operuar gjatë kohës që ishte në intubim, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.