Tetë raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon trendi pozitiv me asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3036 testime, nga të cilat 2 raste janë shënuar në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me Covid-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.