A2 ka mësuar detaje të reja në lidhje me operacionin “Shpirti” që u finalizua dy ditë më parë dhe që çoi në arrestimin e 38 personave, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policie.

Në dosjen e siguruar nga A2, sqarohet dhe përfshirja e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota në këtë çështje.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari (Lani), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin.

Këtu del dhe roli i prokurorit Sota i cili gjithashtu merrte para për të ndihmuar anëtarët e grupit do të duhej të përballeshin me agjencitë ligjzbatuese për shkak të aktivitetit të tyre kriminal.

Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota.

Fragment nga dosja

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal, si në Shqipëri edhe në Itali, për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Ilirjan DUCELLARI (Lani), ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore për personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike ta familjeve të tyre. Një ndihme te tille e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike qe i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUCELLARI, ku në dhjetor të vitit 2018, Mariglen DUCELLARI, i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA–s ka shkuar nga Shqipëria në Bari, pranë studios se avokatit që e mbronte për procesin ” SHEFT ”, ku i kanë dhënë 2,000 € në dorë avokatit, si paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA.

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Donial Drolli, dhe veprimet hetimore të kryera, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ZAIMI (Lani) kishte lidhje edhe prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlore, Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI (Zaimi), Ju kishte siguruar një shtëpi të marre me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA. Bashkëpunëtori i drejtësisë Donial Drolli ka deklaruar prokurori Maksimi, kishte dijeni se shtetasi Ilirjan DUCELLARI (Zaim ) ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal, si në Shqipëri edhe në Itali, për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal te drejtuar nga Ilirjan DUÇELLARI (Lani), ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore për personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike le familjeve të tyre . Një ndihmë të tillë e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike që i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUÇELLARI, ku në dhjetor të vitit 2018, Mariglen DUÇELLARI, i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA – s ka shkuar nga Shqipëria në Bari, pranë studios se avokatit qe e mbronte për procesin ”SHEFT”, ku i kanë dhënë 2.000 € në dorë avokatit, si -paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA.

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Mariglen SHUSHA, ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan DUÇELLARII (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maksim Sota ishte drejtësisë Mariglen SHUSHA ka deklaruar faktin se shtetasi Ilirjan DUÇELLARI (Lani) ju kishte banesë me qira, ta e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen SHUSHA, ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendës Drejtori i Drejtorise se Policise Vlore Ilirjan Balla.

Bashkëpunetori i drejtësisë ka deklaruar se prokurori Maksim ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan DUCELLARI dhe Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) . Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Donial Drolli, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan DUCELLARIZAIMI ( Lani ) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan DUCELLARI (Lani), ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA.

Burimi: A2