Ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës një person me iniciale S. Ç pasi ishte dërguar për ndihmën e parë.

Ai nuk ia ka dalë dot të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi është qëlluar me armë duke lëvizur me automjetin e tij.

“Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50 në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, jep detaje Policia e Shkodrës.