Austria do të heqë ndalimin e fluturimeve drejt Ballkanit me 1 gusht.

Sipas një njoftimi zyrtar ndalimet e fluturimit nga 18 vende, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut.

Sidoqoftë, hyrja në Austri është akoma e ndaluar për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si dhe për ata që nuk janë qytetarë ose banorë të shteteve anëtare të BE-së, Andorrës, ose Mbretërisë së Bashkuar.

 

©Copyright Vala News