Gazetari Artan Hoxha deklaroi se autori u kap i armatosur në Vlorë.

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur ndaj godinë së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat.

Sipas Hoxhës, ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor.

“Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë.

Nga hetimet e deritanishme, ata kanë çuar mesazh kërcënimi ndaj Top Channel, roja ka marrë plumbin. Po punohet që ai të kthehet edhe në bashkëpunëtor, meqenëse është kapur në ngjarje flagrante. Jemi ende larg pjesës për çfarë ndodhi ai sulm. Media nuk është sulmuar në këto nivele dhe përmasa. Kështuqë është një gjë që ngelet për t’u parë në ditët në vijim”.

Sipas boldnews, “Në këtë datë nga uniformat blu u vu në pranga shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej), 35 vjeç, nga Shkodra, i cili u kap me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren Lungomare.

I njohur me nofkën “shkodrani”, Amarildo Nikolli dyshohet se është një vrasës me pagesë dhe kishte mbëritur në qytetit bregdetar për të kryer një vrasje në afërsi të komplesit “Oslo”, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, i njohur ndryshe si “Edison Faqedjeguri”, mik i Shullazit dhe është ekzektuar në nëntor të vitit 2018.

“Killeri” me pagesë Amarildo Nikolli rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju gjetën dhe një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike. Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbëritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të ndërohej”.