Nga Aristotel SPIRO

Në shtypin elektronik shqiptar (në TV dhe internet), shihet rëndom një përdorim i gabuar i emrave të përveçëm me prejardhje të huaj dhe akronimeve në kundërshtim me normën e gjuhës shqipe. Këtë dukuri e kemi vërejtur prej 2-3 dekadash dhe e kemi emërtuar «funksion paraqitës» apo «prezantues» («Norma dhe jonorma dhe përdorimi i emrave të përveçëm në funksion paraqitës në gjuhën shqipe». Në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë (18 – 29 gusht 2009) 28/1, 429-436). Ky funksion shfaqet duke mos përdorur mbaresat e rasave të zhdrejta pas emrave të përveçëm të huaj, me qëllim që të mos errësohet identiteti i tyre shenjor.
Sidoqoftë, përbën një shkelje të normës gjuhësore dhe të kulturës së të folurit. Një njeri i kulturuar nuk ka frikë se mos keqkuptohet nëse përdor ashtu siç duhet mbaresat rasore.

Ja disa nga shembujt që arrita të vjel dhe që më krijuan një ndjesi të pakëndshme:

Paditet për armbëmbajtje pa leje djali i Biden.

Marrëveshja e sotme e përmirësuar me FRONTEX hedh bazat e një bashkëpunimi edhe më cilësor me strukturat policore.

Benzema i jep fitoren AliIttihad.

Sulmuesi francez realizoi golin e vetëm në sfidën kundër Al-Akhdoud në kampionat.

Shitet klubi i Everton.

Dënohet një nga mbështetësit e Bolsonaro.

Fabio Grosso do jetë trajner i Lyon.

Prokurori i mbyll gojën Trump.

Përvjetori i vdekjes së Mahsa Amin.

Alexei Volkov – President i Unionit Turistik të Krimea.

Libri studimor i Naim Berisha.

Masa e sigurisë për Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj.

Erzeni merr fitoren e parë ndaj Dinamo City.

Kurti – akuza të rënda ndaj Lajçak dhe Borell.

Albin Kurti përballë Lajçak dhe Vuçiç.

Kurti: Më 14 shtator pati një pozicion të qartë të Lajçak kundër Kosovës e kundër marrëveshjes.

Kurti: Dukej sikur kish një koordinim mes Vuçiç dhe Lajçak që të zbatohet gjysma e marrëveshjes.

Kryeministri Kurti deklaroi se gjatë takimit me Vuçiç propozoi një plan të qartë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

Kurti akuzon Lajçak.

Kurti akuza Lajçak.

Kurti “luftë” me Lajçak.

Kurti: Dokumenti i Lajçak ishte refuzuar nga Bislimi.

Takimi me Vuçiç në Bruksel më 14 shtator.

Gabriel Escobar: Deklarata e Borell ishte shumë e qartë.

Gabriel Escobar: Jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçak.

Escobar: Sulmet ndaj Lajçak alarmante, Prishtina t’i dënojë.

Mendoj se deklarata e Borrel ishte shumë e qartë.

Kërcënimi i Mitsotakis për integrimin.

Serafina është pranë Ben Affleck në sediljen e pasagjerit.

Nikolla: Bashkëpunimi me Bremen është me shumë interes.

Ndeshje të lehta për City dhe Barcelona…

Thirrja e Biden në Asamblenë e OKB.

Osmani takim me Biden.
Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e Goxhaj.

Ja kush rrezikon nga Covid.
Rama me Zelensky në OKB.

Ilir Beqaj, “i mbijetuari” i SPAK.

Pretenca e SPAK.

Ekspozitë e UNESCO.

Nën udhëheqjen e Rupert Murdok “Fax News” u kthye në kanalin numër një të lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti i Brus Berton,

Këshilli i përhershëm.

Begaj takim me Guterres…