Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri tha se Sali Berishës i ka hipur frika pas thirrjes për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për këtë përpëlitet me deklarata në media.

Avokati bëri dhe një deklaratë të fortë kur tha se në dijeninë e tij Berisha ka ngritur padi ndaj Elisabeta Imeraj, kreu i Prokurorisë së Tiranës, pse e ka thirrur për të dëshmuar, pasi ka frikë.

“Ne nuk e kemi kërkuar si deshmitar, e ka kërkuar prokuroria e çështjes dhe fakti që Berisha po del e po përpëlitet në media  e ka tmerruar ky fakt.

Në dijeninë time Berisha ka bërë një kallëzim penal ndaj kreut të Prokurorisë së Tiranës se përse e thërret për të dëshmuar.

E ka zënë frika, mediat të dalin dhe ta verifikojnë”, tha avokati Beqiri.