Avokati i Popullit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë kompetencat ligjore të policisë, të cilat i japin të drejtë të mbikqyrë dhe gjurmojë qytetarët.

Përmes një njoftimi publik, Avokati i Popullit argumenton se këto kompetenca ligjore bien ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Përmbajtja dhe zbatimi i këtij neni cenon rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e krijon premisa që ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që mbikëqyr e gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve kompetente.”, argumenton më tej AP.

AP shton se kompetenca të tilla të policisë cenojnë garancitë kushtetuese për gjurmimin dhe mbikqyrjen e personit.

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Me 24 nëntor Presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e prokurorisë.

Më pas shumica socialiste u tërhoq ky propozim duke parashikuar se policia nuk do të përgjojë por vetëm do të mbikqyri.