Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Izraeli ka rënë dakord të njohë Kosova. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Deklarata erdhi në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se marrëveshja me Serbinë i solli Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësisë.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se ka vendosur të dëgjojë këshillën e presidentit Donald Trump që të njohë Kosovën.

Kjo mendohet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë.

Pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, kryeministri Hotido të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai pritet t’i konfirmojë njohjen e Kosovën Hotit.