Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Ai shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Niksonit dhe Fordit.

Në një deklaratë, “Kissinger Associates”, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij të gjatë prej dekadash, Kissinger luajti një rol kyç dhe ndonjëherë polarizues në politikën e jashtme të SHBA-së.