Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripërsëritur apelin ndaj drejtuesve të partive Politike në lidhje me kandidatët në listat për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Twitter ambasadorja thekson se liderët nuk duhet ta bëjnë këtë sepse e kërkojnë ambasadorët, por se e kërkon ligji dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një Aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”.