Vettingu shkarkon nga detyra një tjetër gjyqtare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i hoqi vizën e kuqe Etleva Temos, gjyqtare e Apelit të Korçës.
Nga verifikimet e kryera nga trupa gjykuese e shkallës së parë, Temo kishte probleme me disa prej pasurive dhe jo vetëm.
Probleme u shfaqën edhe me konfliktin e interesit, pasi bashkëshorti ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.
Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese, në të cilën u procedua Mimoza Margjeka, e akuzuar se mori 6000 euro ryshfet, për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh në Pogradec.
Për Etleva Temon, SPAK nuk ka arritur të sigurojë dot prova, nëse ka qenë ose jo e përfshirë në përfitime të kundraligjshme. Sipas përgjimeve u konkludua se shuma kërkohej të ndahej në tre pjesë mes gjyqtarëve, por Temo e ka mohuar dhe prokurorët nuk kanë pasur prova, pavarësisht pretendimeve.
Temo është gjyqtare dhe në procesin “Shullazi”, e caktuar nga KLGj.
Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit, për shkak se është vetëm me një gjyqtare, Olsi Xhavellin.
Madje edhe ky i fundit ka qenë pjesë e trupës ku u procedua Margjeka.
Aktualisht çështjet po shqyrtohem me gjyqtarë të komanduar nga KLGJ.