Ajo që mund të konsiderohej si një ditë gëzimi, rezultoi një tragjedi e vërtetë për familjen Gushi në Vlorë.

Një familje e tërë, prej katër anëtarësh, 2 prej të cilëve të mitur, humbën jetën tragjikisht në autostradën Fier-Vlorë.

Viktimë mbetën, Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia.

Të katërt, kishin mbi 2 vite që nuk kishin takuar të afërmit, pasi prej pandemisë ishin izoluar në Greqi, shtet ku dhe jetonin. Ndërsa ditën e ngjarjes së rëndë, ato kishin ardhur për t’u takuar me të dashurit e tyre që ndodheshin në Shqipëri.

 

Lajmi i kobshëm ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi, ka reaguar dhe babai i Silvanës, i quajtur Sotiraq. Në një lidhje direkte për emisionin
“Zemër të hapur”, e vetmja gjë që kërkonte ishte drejtësia.

 

“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës.