Një dozë e vetme e vaksinës së “Johnson & Johnson” ka treguar një efikasitet prej 66% në parandalimin e simptomave të moderuara dhe të rënda të Covid-19, në rang global. Por, kompania amerikane thotë se vaksina e saj ka rezultuar 85% efikase kundër shenjave më të rënda të sëmundjes në testimet e kryera në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse përqindja është dukshëm e ulët, krahasuar me atë të vaksinave të tjera në qarkullim në perëndim, si Pfizer, Moderna apo AstraZeneca, ekspertët thonë se ajo do të jetë gjithsesi një ndihmë gjatë pandemisë në SHBA dhe në të gjithë botën.

Kompania do të aplikojë javën e ardhshme për të marrë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës në SHBA.