Bilanci i sotëm italian flet për 376 viktima, në rritje nga 3018 e ditës së djeshme. Rriten edhe të infektuarit, 19749, por me një numër testimesh pothuajse të dyfishuar, shifër kjo që ka ulur nivelin e pozitivitetit në 5.7%.

Lombardia, Kampanja dhe Emilia Romanja janë rajonet më të goditura, ndërkohë që rast epo shtohen edhe në atë që quhej si rajoni i vetëm “ i bardhë” Sardegna, ku masat javën e kaluar ishin zbutur duke u rikthyer pothuajse në normalitet.

Sot presidenti pothuajse 80-vjeçar, Sergio Mattarella, kreu vaksinimin e tij të parë me një dozë Moderna. Presidenti nuk preferoi mediat e shumta, dhe u ul të priste radhën e tij në një nga qendrat e vaksinimit në Romë, pothuajse si një qytetar i zakonshëm.