KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Idriz Mulkurti, ish-anëtar i Gjykatës për Krimet e Rënda.

Njoftimi i KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.03.2021.