Philippe Coutinho nuk ka të ardhme te Barcelona. Për shkak të dëmtimeve të shumta dhe formës jo të mirë, ai është një prej futbollistëve më pak të shfrytëzuar nga trajneri Koeman.

Sipas mediave spanjolle, braziliani do të largohet nga Spanja gjatë merkatos së janarit, me klubin katalanas që është gati të paguajë pjesën më të madhe të rrogës, për të joshur skuadrat e interesuara që ta afrojnë.

Gjatë verës që lamë pas, Coutinho i’u propozua Juventusit dhe Milanit, por paga e lartë dhe dëmtimet e shpeshta të futbollistit ndikuan që klubet italiane të tërhiqeshin nga bisedimet.