Barcelona i ka ofruar Lionel Messi një kontratë të re, pasi ajo aktuale i përfundon më 30 qershor.

Klubi katalanas nuk ka pritur kështu që të presë rezultatin e audit që Joan Laporta ngriti kur mori detyrë për t’i prezantuar ofertën argjentinasit.

Messi pritet të mos përgjigjet shpejt pasi ende është i shqetësuar për planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Ai aktualisht ndodhet në Argjentinë si pjesë e kombëtares duke u përgatitur për Kupën e Amerikës, që do të jetë një shans për 33-vjeçarin për të ngritur një trofe të madh me vendin e tij.

Messi ka theksuar gjithmonë se kërkon një projekt tërheqës për Barcelonën në mënyrë që të garojë për trofe të rëndësishëm dhe se plani financiar do të jetë në plan të dytë.

Aktualisht, Barcelona rezulton me financa të dobëta pasi klubi sipas raportit të fundit ka 1.1 miliardë euro borxh.

Pritet që të premten, Laporta të dalë në një konferencë për mediat ku do të bëjë të ditur detaje për të ardhmen e Messi.