Lulzim Basha është takuar mëngjesin e kësaj të shtune me drejtues të shoqatës së energjisë së rinovueshme. Në fjalën e tij kreu i opozitës theksoi se sektori energjetik në vend është prioritet i PD-së dhe do ta mbështesë atë me politika të qarta.

Potenciali i energjisë së rinovueshme i pashfrytëzuar. Ndryshimi i rregullave të lojës në mes të lojës, uli parashikueshmërinë në sektor. Nga ndryshimet arbitrare, humbën sipërmarrjet. Eliminojmë taksën Rama prej 240 lekë për litër. 1000 zyrtarë të shtetit me vula në xhepa, ju kërkojnë leje, autorizime, licenca për çdo gjë. Sektori i energjisë elektrike për ne është sektor kyç dhe prioritet. Energjia do të mbështetet me politika të qarta dhe me masa të qarta”.

Basha tha se do të liberalizojnë tregun dhe se eksporti i energjisë mbetet synim strategjik.

“Bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut. Arrijmë mirë administrimin e kompanive publike. Energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjetik. Eksporti i energjisë është një synim dyfish strategjik. 25 Prilli, dita ku të gjithë marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë”.