Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar të dielën, sërish qeverisë të zbatojë “4 hapa urgjent”.

Në një postim në Twitter, Basha shkroi:

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”.