Rusia është duke përforcuar armatimin e saj në një bazë ajrore në Arktik duke dërguar atje raketa, radarë dhe përmirësuar pistën e avionëve, në një lëvizje që shumë e shohin si një përpjekje të Kremlinit për të vendosur dominancën në zonën e pasur me naftë për të cilin u shpreh këtë javë se “është toka jonë”.

Baza ajrore e “Nagurskoye” u ndërtua në vitin 1950 në arqipelagun “Franz Josef” dhe shërbeu për një kohë të gjatë si stacion për motin. Zona ishte shtëpia e arinjve polarë dhe temperaturat arrijnë deri në -42 gradë celsius.

Tashmë atje gëlojnë lëvizje dhe baza më veriore ushtarake ka marrë sërish jetë, me projektin për të zgjatur pistën e avionëve, ku mund të ulen të gjithë llojet e tyre përfshirë dhe bombarduesit bërthamorë.