Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime dhe vetëm 39 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një paciente 72 vjeçe nga Fieri duke e çuar numrin e viktimave 2,436 që nga nisja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 3,230 raste aktive.

Situata është përmirësuar dhe në spitalet COVID, pasi po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive dhe për disa ditë me radhë nuk ka asnjë të intubuar.