Në konferencën për shtyp, këtë të mërkurë, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe nëse do të ishte zgjidhja më e mirë për opozitën.

Ish-kryeministri u shpreh se ai ka premtuar vetëm votën e lirë gjatë kësaj kohe fushate.

“Ata të cilët nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës, dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran. Gjithçka, Sali Berisha, në këtë kohë të shkurtër, nuk u ka premtuar shqiptarëve, përveç votës së lirë. Nëse bëni analizën se 70% e opozitës shqiptare u rreshtua në krahun e tij, shpjegon se ata duan votën e lirë. Çdo analist që do të diskutojë për problemin, nëse del jashtë boshtit të votës së lirë ka një arsyetim të rrezikshëm, që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me votën e lirë”.

Por më tej, Sali Berisha theksoi se e vërteta që vërtetoi 6 marsi ishte rikthimi i Sali Berishës. Ai theksoi se do të kandidojë për kryetarë të PD. “Do të garojë për kryetar të PD, por garantojë për çdo kandidat tjetër kushte të barabarta dhe garantoj demokratët që do të pranoja rezultatin pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur më 6 mars. Ai nuk zhbëhet më, veçse me votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha

Dolën kundër Bashës, Berisha: Deputetët janë të mirëpritur të bashkohen me ne

Berisha u bëri një thirrje edhe deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes më 6 mars.

“Ftoj deputetët e PD që të bashkohen me elektoratin e tyre, me PD. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht është vota e lirë. Janë të mirëpritur të bashkohen me ne”, tha Basha.

Më tej, Berisha u shpreh se “Lulzim Brava nuk e ka në dorë veten e tij, ai është një peng. Ai po keqshfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet asgjë nga ai”.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për çdo propozim që vendos në qendër votën e shqiptarëve.