Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kreu i PD, Sali Berisha, u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me Ilir Metën, ish-presidentin, i cili tashmë është kryetar i Partisë së Lirisë.

Berisha u shpreh se do të ketë një bashkërendim të fuqishëm opozitar, ndërsa theksoi se takimet janë të mundshme në çdo kohë.

“Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur ai ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të vendit. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë”, tha Berisha.