Nga Pogradeci, Sali Berisha dha lajmin se nesër do të dorëzohen në selinë e PD mbi 4200 firma të delegatëve demokratë që kërkojnë thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Gjithashtu, ish-kryeministri ftoi kreun e qeverisë Edi Rama në një debat televiziv, që sipas tij t’i numërojë të gjitha mëkatet që ka bërë gjatë këtyre 8 viteve, përpara se ta largojë nga pushteti.

“Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjithë burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri dhe Atdheut, Atdhe; të gjithë ata që e konsiderojnë mafien si rrezik kombëtar. Pasi të të japim duart të ftoj në një debat televiziv të t’i numëroj para burrave të gjitha mëkatet dhe pastaj mbathja për Beograd se atje të presin duarhapur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendi Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve. Do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike, rikthimi i saj”, tha Berisha.