Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi Fatjon Dautajn, personin që shkelmoi sot derën brenda selisë blu, duke u shprehur se i riu nga Hasi ka kaluar net të tëra në “çadrën e lirisë” të ngritur nga Basha para Kryeministrisë. Berisha tha se i kanë dërguar dhjetëra foto dhe video të Bashës në shoqërinë e Fatjonit.

“Personi që theu derën është një militant i PD-së, sipas mediave me precedentë në Britaninë e Madhe. Nuk e di. Nuk e njoh. I një familje thellësisht të persekutuar nga Hasi, i cili ka lënë net të tëra në çadrën e lirisë që doli çadra e partisë.

Nuk e kam në natyrën time, por më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bashës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që ka kryer Fationi, por sot kam arritur në përfundimin që dy kriminelët më të mëdhenj janë Rama dhe Basha.

Nëse Fatjon Dautit, Lulzim Brava nuk i përmendi sot një dosje, unë nuk e kam njohur, ata që e njohin thonë që ka shumë vite këtu askush nuk ka folur me të, unë i përmend Lulzim Bashës dosjen “Toyta Yaris” që e nxjerr grup të strukturuar kriminal, apo dosjen “Muzin”. I them Bashës dhe Ramës që ju me këtë akt po ngjiteni në nivelin e krimit politik të Enver Hoxhës”, – tha Berisha në “Fax News”.