Një nismë e bukur që vjen nga Spanja, ajo e librashitësive që vendosën të ofrojnë një shërbim të ri për të moshuarit.

Bëhet fjalë pra për të lexuar libra përmes telefonit.

Në këto muaj izolimi apo kufizimesh për shkak të pandemisë që ka prekur më së shumti të moshuarit, të cilët janë izoluar nga gjithçka për një kohë të gjatë, pamundësi për të dalë nga shtëpia dhe për të këmbyer një bisedë me dikë, një nismë interesante vjen nga një librari spanjolle për ofruar sadopak lehtësim për të moshuarit e vetmuar.

Përmes kësaj nisme, leximi kthehet në një mënyrë për të ndarë, dëgjuar dhe biseduar, edhe pse një gjest që zakonisht bëhet në vetmi, mund të kthehet edhe në një mënyrë për të pasur kontakt me një person tjetër dhe për t’u ndjerë më pak të vetmuar.

Biblioteka në fjalë ka vendosur të ofrojë një shërbim leximi përmes telefonit pikërisht për të mbështetur të moshuarit e vetmuar, dhe ky projekt i bukur quhet “Biblioterapi për të moshuarit”.

Projekti në fjalë që ka qenë aktiv për disa vite në këtë bibliotekë, por në tjetër formë: zakonisht, janë vullnetarët që shkojnë në shtëpi të moshuarish për të qëndruar për t’u lexuar atyre histori, përralla, të shoqëruara gjithashtu me instrumente muzikore.

Por me përhapjen e COVID-19, vendosën që shërbimin mos ta ndërpresin por ta shndërrojnë në një ndërverpim përmes telefonit.