KED kualifikon 3 kandidatë për në Kushtetuese, Meta përzgjedh fituesin

KED kualifikon 3 kandidatë për në Kushtetuese, Meta përzgjedh fituesin
Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma janë kandidatët e vetëm për të zënë vendin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur mbrëmjen e së enjtes, pas 6 orësh mbledhje, që të kualifikojë këto tre kandidatura, ndërsa ka skualifikuar nga gara Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn.

Tashmë i takon presidentit Meta që të emërojë një prej tyre në gjykatë.

Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë dhe nuk po funksionon, pasi kuorumi minimal është 6 anëtarë.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi