Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Gjenevë të Zvicrës, se agjenda e tij “nuk është kundër Rusisë, por për popullin amerikan”.

Biden tha se duhen “raporte të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë: “Nuk është një cështje besimi, por interesash”.

Gjithashtu, Biden theksoi se i ka bërë të qartë Putinit se do të mbrojë “vlerat demokratike, pasi është në ADN-në e vendit tim”.

“Si mund të jem President i Amerikës dhe mos të flas për dhunimin e të drejtave të njeriut? Prandaj do të ngremë zërin për raste si të Alexey Navalnyt sepse këta jemi ne. E ngrita çështjen edhe të dy amerikanëve të burgosur gabimisht. I thashë Putinit që duhet të vendosim disa rregulla bazike që t’i ndjekim në lidhje me të drejtat e njeriut”, u shpreh Biden.

Një tjetër Luftë e Ftohtë nuk është në interesin e askujt

Presidenti amerikan dukej i sigurt se Putini do t’i përmbahej paralajmërimeve të tij, duke thënë, “unë mendoj se gjëja e fundit që ai dëshiron tani është një Luftë e Ftohtë”.

Një reporter e pyeti presidentin Joe Biden sesi reagoi Vladimir Putin në rast se administrata e tij do të përgjigjej nëse do të kishte një sulm kibernetik rus në infrastrukturën kritike të SHBA.

“Unë i tregova atij se ne kemi aftësi të konsiderueshme kibernetike dhe ai e di atë”, tha Biden. “Unë theksova, nëse ato shkelin normat themelore, ne do të përgjigjemi”.

Biden vuri në dukje se ai i dha presidentit rus një listë me 16 subjekte kritike të infrastrukturës që duhet të ishin jashtë kufijve për sulme, qoftë kibernetike apo të ndryshme.

“Nuk është momenti për t’u përqafuar”, shtoi Biden, por “as për një Luftë të Re të Ftohtë”. Një tjetër Luftë e Ftohtë theksoi “besoj se nuk është në interesin e askujt”.