“Unë ende e dua softuerin aq shumë sa kur me Paul Allen themeluam Microsoft-in. Por edhe pse është përmirësuar shumë gjatë dekadave që nga ajo kohë, në shumë mënyra softueri është ende goxha budalla”.

Kështu nis një artikull i shkruar me dorën e tij nga Bill Gates, i cili përpiqet të imagjinojë të ardhmen e afërt: një të ardhme, 5 vjet nga tani, e cila sipas manjatit amerikan do të ndryshojë rrënjësisht falë inteligjencës artificiale.

“Në pesë vitet e ardhshme nuk do t’ju duhet të përdorni aplikacione të ndryshme për aktivitete të ndryshme” – shkruan Bill Gates.