Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ashtu siç po veprojnë shumë politikanë të tjerë, ka ndarë në Spotify një listë më këngët e tij të preferuara për vitin 2021.

Blinken ka ndarë dy lista, një e quajtur “Në shtëpi” ku listohen këngët e artistëve amerikanë dhe një e quajtur “Në Rrugë” ku ai thotë se është një listë me këngë e fryëmzuar nga udhëtimet e tij.

Ajo çfarë vihet se është se pjesë e listës që ndarë Blinken në Spotify, është edhe një prej këngëve të këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Bëhet fjalë për këngën “Levitating” që Dua e ka në bashkëpunim me DaBaby. Kjo këngë është edhe pjesë e albumit “Future Nostalgia”, që është renditur si i dyti më i dëgjuar në gjithë botën, në këtë platformë.

Lista me këngët e preferuara të Sekretarit Amerikan të Shtetit ka gjithsej 36 projekte muzikore, mes tyre këngëtarë si Stromae, Adele, The Weeknd, etj.

“Muzika i bashkon njerëzit, ajo i kapërcen kufijtë dhe gjithçka tjetër. Me mbylljen e vitit 2021, unë po ndaj disa nga këngët e mia të preferuara të publikuara këtë vit (ose së fundmi), nga artistë në mbarë botën. Shpresoj që të kënaqeni aq sa unë” shkroi Blinken në Twitter.