Maks Vershtapen po shijon titullin e parë kampion bote, Ljuis Hemilton po i mban ende të gjithë pezull për vazhdimin ose jo në gara. Formula 1 po përgatitet për një erë të re, një kalendar rekord që nis të dielën e 20 marsit në Bahrein, por nuk duhet harruar se sezoni fillon me testet e Barcelonës, më 21 shkurt.

Janë 5 ditë testuese në cirkuitin e Katalonjës (21-25 shkurt), ku do të zbulohen të gjitha makinat e gjeneratës së re, vetëm 3 do të zbulohen në Sakhir, në pistën ku starton Botërori. Do të jetë një Botëror rekord, me rikthimin në kalendar të disa garave që mungojnë prej disa sezonesh. Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Australisë, Singaporit dhe Japonisë. Kina duhet të presë ende, sepse në rastin më të mirë aty mund të garohet vitin e ardhshëm.

Kalendari i Boterorit 2022. Gazeta Si, 1 janar 2022

Botërori nis në Bahrein dhe pastaj kthehet në Jedah, në edicionin e dytë të garës së Arabisë Saudite, që një muaj më parë përjetoi një nga episodet më kontroverse të sfidës me Hemiltonit dhe Vershtapenit. Në Jas Marina do të mbyllet edhe Botërori 2022, por gati tri javë më parë, për të mos pasur përplasje me Kupën e Botës në futboll, që nis më 21 nëntor. Për këtë arsye, gara e Katarit, që ka hyrë në kalendar në 2021-shin, do të marrë një pauzë, për t’u rikthyer në 2023-shin.

Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet e vetme që do tëp resin secili nga dy gara të Formulës 1. Ajo që pritet me më shumë interes ka të bëjë me faktin, nëse do të kemi apo jo një sfidë të dytë për titull mes Vershtapen dhe Hemilton.