E pranishme në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit përgjatë një viti, ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se reforma në drejtësi ka kosto personale e profesionale, por duhet të ecë përpara se është në të mirë të shtetit.

“Na duhet të lëvizim përpara, Reforma në Drejtësi nuk duhet të ceket vetëm prej jush, kam theksuar rolin e shoqërisë civile në demokraci. Në muajt e kaluar, Helsinki ka monitoruar KLD dhe KLP, ne jemi të lumtur që  e mbështesim këtë, monitorimi i performancës është esencial në këtë drejtim, duhet të jemi të sinqertë dhe të guximshëm, duhet të kuptojmë se sa shumë kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si do të ecim përpara.

Këshillet ishin të parat që u themeluan, sivjet institucionet e Reformës në Drejtësi janë ngritur, u emërua Prokurori i Përgjithshëm, SPAK ka prokurorët dhe klasa e parë e NKH do përfundojë trajnimin së shpejti, ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga detyra, nëse jemi serioz për kapjen, për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtarë te BE, atëherë Reforma në drejtësi të vazhdojnë, të mos shtiremi dhe ta bëjmë reformën reale, Gjykata e Larta ka 7 gjyqtarë dhe të tëra këto arritje duhen vlerësuar.

E kuptojmë trysninë se këtu jemi në Shqipëri, por e kuptojmë rëndësinë e të vazhduarit përpara”, tha Kim.