Mbreti Goodwill Zwelithini i kombit Zulu në Afrikën e Jugut, i cili është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, është varrosur sot.

Ajo që ra në sy ishte ceremonia e veçantë mortore ku ndërthureshin elementë tradicionalë dhe modernë.

Mbreti i Zulusë, shtetit afrikan me 11 milionë banorë, ishte udhëheqësi i grupit më të madh etnik në Afrikën e Jugut dhe një person me ndikim të madh te njerëzit.

Roli i tij ishte kryesisht ceremonial, por gjithsesi ai mbetet një prej monarkëve më të njohur të kontinentit afrikan.

Nuk ka ende të dhëna se cili prej 28 fëmijëve do të trashëgojë fronin, vendim që pritet të merret në vazhdim.