Diskutohet sot në Komision dekreti i presidenti për ligjin e prokurimeve publike

Dekreti i presidentit të Republikës që kthen ligjin për prokurimet publike diskutohet sot në komisionin për çështjet ligjore në orën 10:30 për t’ia kaluar sërish Kuvendit për votim. Sipas presidentit në të duhen rishikuar jo pak, por 36 nene, të cilat lënë hapësira për zbatime selektive në praktikë të rregullimeve dhe çojnë në deformimin e konkurrencës së lirë mes operatorëve ekonomikë potencialë për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.

Në komisionin për Ekonominë ndërkohë në 11:00 në seancë dëgjimore janë ftuar kandidatët për vakancën në komisionin e konkurrencës dhe më pas bëhet edhe ndryshimi në buxhetin e këtij viti që ka të bëjë me cilësimin si zë të shumës akorduar partive politike për fushatën zgjedhore.

Festohet sot 13-vjetori i pavarësisë së Kosovës

Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë së saj. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë  programuar gjatë ditës, të cilat fillojnë me ngritjen e flamurit nga garda dhe FSK në orën 8:00 dhe vijojnë me homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, memoriali i Adem Jasharit në Prekaz dhe më vonë te Varrezat e Dëshmorëve.

Nuk përjashtohen edhe parakalimet ushtarake ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit institucionalë dhe politikanë të vendit.

Aktivitetet mbyllen në mbrëmje me koncertin recital, ndërkohë që me urdhër të Ministrisë së Arsimit edhe në shkolla ora e parë do t’i kushtohet arritjeve të vendit deri më tani.

Votat e emigrantëve nuk mund të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë mbaruan numërimin e votave të hedhura në kuti dhe sot nis numërimi i atyre të dërguara me postë. Janë 16 mijë pako postare, që kanë më shumë se 1 votë brenda, të cilat pritet që të hapen dhe të numërohen. Sipas ekspertëve që kanë ndjekur procesin, nuk ka asnjë pritshmëri që votat e emigrantëve të sjellin ndonjë përmbysje të rezultatit. Ndërkohë te ngelurit jashtë dyerve të parlamentit të Partisë Nisma Social Demokrate të Fatmir Limajt, pasi nuk kaloi pragun, do të sjellë edhe shpërndarjen e votave që ka marrë kjo parti, në mënyrë proporcionale te partitë e tjera. Ndërkohë në një deklaratë të ditës së djeshme ne lidhje me referendumin për bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti u shpresh se nëse do bëhej ai do të votonte pro.

Nis sot në Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit kundër Covid 19

Në Maqedoninë e Veriut, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”në Shkup, nis sot procesi i vaksinimit kundër Covid 19. Më të parët në listë janë 4 mijë punonjës të sistemit shëndetësor në vend.

Pas mjekëve dhe infermierëve vaksinimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 18 mijë qytetarë që janë regjistruar në sistemin online dhe nëpërmjet mjekut të familjes.

Vendi u pajis të dielën me 200 mijë vaksina kineze të dhuruara nga Serbia. Gjate muajit mars ndërkohë pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca.

Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse Malit të zi

Pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të saj, Serbia angazhohet edhe në dhurimin e të tjera dozave. Këtë herë drejt Malit të Zi. Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të zi.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.

Mali i zi paraqitet me keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë.

Mblidhen sot ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, do të kërkohet rritje e kontributeve

Ajo që u kërkua rreth dy vjet më parë nga Donald Trump, rritja e kontributeve të vendeve anëtare të NATO-s, mbështetet sot nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg. Gjatë takimit të sotëem me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare, Jens Stoltenberg pritet të kërkojë me ngulm mbajtjen e barrës nga të gjithe.

“Më shumë shpenzime së bashku do të tregonte forcën dhe përkushtimin ndaj premtimit tonë për të mbrojtur njëri-tjetrin. Kjo gjithashtu do të kontribuonte në ndarjen më të drejtë të barrës”, tha Stoltenberg, i cili sot pritet të kërkojë edhe një tjetër qasje të vendeve ndaj kërcënimeve klimatike dhe kibernetike.

“Kina dhe Rusia janë në krye të një zmbrapsje autoritare kundër rendit të bazuar në rregulla” përfundoi Stoltenberg.

“Deri në fund të korrikut vaksinohen të gjithë”, Biden: Para Krishtlindjeve do jemi në një situatë ndryshe

Qeveria e re amerikane është e angazhuar në procesin e imunizimit të popullatës, por pavarësisht ritmeve të shpejta presidenti Biden bëri publike parashikimet e stafit të tij në lidhje me kthimin e normalitetit në vend. Para krishtlindjes, nëse do Zoti do të gjendemi në një situatë krejt ndryshe nga kjo e tanishmja tha ai.

“Nuk është e lehtë situata që trashëguam nga administrata e mëparshme, vijoi Biden, dhe kjo na bëri që të humbasim shumë kohe për ndërtimin strategjik të procesit.

Përsa i takon dozave të vaksinës, Biden tha se 600 milionë doza do të jenë në dispozicion deri në fund të korrikut, aq sa duhen për të vaksinuar çdokënd.

Qeveria e Mario Draghi-t merr votëbesimin sot në Senat

Qeveria e Mario Draghit pritet të kërkojë votën e besimit sot në senatin italian. Pasi u betua në fundjavë te presidenti i Republikës qeveria e re teknike në Itali ka filluar punën, por kërkohet edhe mbështetja nga të gjitha palët që u ulën në tryezë.

Mbetet me interes seanca e sotme për sa kohë që deputetët e disa prej forcave nuk janë shprehur të një mendimi me drejtuesit e partive të tyre.

Ndërkohë, dje, në një vendim që nuk pritej kabineti vendosi mbylljen e aktivitetit të skive në vend me arsyetimin se rrezikon përhapjen e varianteve të reja të virusit.

Në Napoli nga ana tjetër u zbulua një mutacion i ri i pa njohur më parë në territorin e Apenineve.

Champions League, spektakël i Mbappe, PSG poshtëron Barcelonën në “Camp Nou”

Paris Saint Germain dhe Liverpool janë shumë pranë çerekfinaleve të Champions League. Kampionët e Francës, nën udhëheqjen e yllit të tyre Kilian Mbape gjunjëzuan katalanasit në “Camp Nou” me një fitore spektakolare 4 me 1. Liverpool në ndeshje mundi 2-0 Laipzig.

Ndonëse me mungesa të shumta Paris Saint Germain i dha një leksion të vërtetë futbolli Barcelonës në fushën e saj në fazën e 1/8 të Champions League duke fituar me rezultatin 1-4. Ishin pa yllin brazilian Neymar dhe argjentinasin Di Maria, por Kylian Mbappe mori rolin e liderit dhe shkëlqeu duke shënuar 3 herë në portën e katalanasve. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një penallti të Messit në minutën e 27 por ndeshja e Barcelonës përfundon prej atij momenti. 5 minuta Mbappe tregon klasin brenda zonës dhe barazon rezultatin. 20 minuta nga fillimi i pjesës së dytë vjen dhe goli tjetër për Mbappe. Spanjollët ishin të pafuqishëm dhe në mbrojtje çalojnë shumë, faktor që u shfrytëzua nga Kean dhe Mbappe sërish të cilët siguruan në këtë formë fitoren e thellë në transfertë. Paris është shumë çerekfinaleve, por përmbysja e një rezultati të tillë katër vite më parë nga Barcelona e mban me këmbë në tokë, dhe këtë herë do të bëjë kujdes deri në fundin e 90 minutave të dyta. Liverpool fitoi 0-2 ndaj Leipzig në një ndeshje që për shkak të masave kufizuese në Gjermani, u luajt në kryeqytetin hungarez. Anglezët kanë gjithashtu njërën këmbë në çerekfinalet e Championsit, duke parë që ballafaqimi i dytë luhen në fushën e tyre. Të kuqtë e Jurgen Klopp e treguan menjëherë sekishin udhëtuar drejt Budapestit për fitore pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati fitues. Me nisjen e të dytën, Liverpool zhbllokohet fillimisht me Salah e më pas siguron një rezultat tepër komod me golin e dytë nga Sadio Mane.