Paris Saint Germain dhe Liverpool janë shumë pranë çerekfinaleve të Champions League. Kampionët e Francës, nën udhëheqjen e yllit të tyre Kilian Mbape gjunjëzuan katalanasit në “Camp Nou” me një fitore spektakolare 4 me 1. Liverpool në ndeshje mundi 2-0 Laipzig.

Ndonëse me mungesa të shumta Paris Saint Germain i dha një leksion të vërtetë futbolli Barcelonës në fushën e saj në fazën e 1/8 të Champions League duke fituar me rezultatin 1-4. Ishin pa yllin brazilian Neymar dhe argjentinasin Di Maria, por Kylian Mbappe mori rolin e liderit dhe shkëlqeu duke shënuar 3 herë në portën e katalanasve. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një penallti të Messit në minutën e 27 por ndeshja e Barcelonës përfundon prej atij momenti. 5 minuta Mbappe tregon klasin brenda zonës dhe barazon rezultatin. 20 minuta nga fillimi i pjesës së dytë vjen dhe goli tjetër për Mbappe.

Spanjollët ishin të pafuqishëm dhe në mbrojtje çalojnë shumë, faktor që u shfrytëzua nga Kean dhe Mbappe sërish të cilët siguruan në këtë formë fitoren e thellë në transfertë.

Paris është shumë çerekfinaleve, por përmbysja e një rezultati të tillë katër vite më parë nga Barcelona e mban me këmbë në tokë, dhe këtë herë do të bëjë kujdes deri në fundin e 90 minutave të dyta. Liverpool fitoi 0-2 ndaj Leipzig në një ndeshje që për shkak të masave kufizuese në Gjermani, u luajt në kryeqytetin hungarez.

Anglezët kanë gjithashtu njërën këmbë në çerekfinalet e Championsit, duke parë që ballafaqimi i dytë luhen në fushën e tyre. Të kuqtë e Jurgen Klopp e treguan menjëherë sekishin udhëtuar drejt Budapestit për fitore pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati fitues. Me nisjen e të dytën, Liverpool zhbllokohet fillimisht me Salah e më pas siguron një rezultat tepër komod me golin e dytë nga Sadio Mane.