Sëfundmi në media është raportuar se dy lojtarë të kombëtares shqiptare pikërisht mbrojtësi Ardjan Ismajli dhe mesfushori Ylber Ramadani kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas kryerjes së tamponëve të cilëve iu nënshtruan të gjithë futbollistët që janë pjesë e grumbullimit, por në lidhje me këtë çështje Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim.

FSHF ka përgënjeshtruar “lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se futbollistë të kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19”.

“Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së.

“I bëjmë thirrje madias të distancohet nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, shton FSHF në reagimin e saj.

“Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kane marrë po sot edhe përgjigjet e tamponeve të kryer një dite më parë dhe të gjithë kane rezultuar negative.

Zyra e shtypit ne FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kane ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.

Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar, në mënyre që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë”, përfundon deklarata e FSHF.