Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit. Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u kërkoi që të tregohen solidarë me familjet në nevojë. “Le të jetë ky muaji i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin”, tha Spahiu.

Sot seanca në KS të OKB për Kosovën

Mbahet sot seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021. Në seancën që do të mbahet online, do të diskutohet edhe për Kosovën me  fokus zgjedhjet e parakohshme dhe akt-akuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Evropa vendi më i goditur nga pandemia

Mbi një milion vdekje janë regjistruar në Evropë që nga fillimi i epidemisë Covid-19. Kontinenti ynë është zona më e prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut. Të 52 vendet dhe territoret e rajonit numërojnë një total prej 1 000 228 vdekjeve prej 46.5 milionë rasteve.

Dhjetëra të arrestuar në natën e dytë të protestave për vrasjen e 20-vjeçarit me ngjyrë

Protestat për vrasjen e 20 vjeçarit me ngjyrë në Mineapolis vijuan në natën e dytë, ku mbrëmjen e djeshme ishin më të dhunshme. Meqënëse zhvilloheshin në një orar ku nuk lejohej lëvizja dhjetëra persona u shoqëruan nga policia, ndërkohë që turma e revoltuar shkaktoi shumë dëme teksa përballej me forcat e rendit. “Le të ruajmë qetësinë”, tha për gazetaret presidenti Joe Biden dhe “le te presim autopsinë të thotë fjalën e fundit”.

Konflikti Rusi-Ukrainë, reagon kreu i PPE: SHBA e BE të reagojnë

Konflikti i ri i nisur mes Rusisë dhe Ukrainës ka marre vëmendjen kryesore të liderëve europianë. Rusia me aktivitetet e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën, po luan me zjarrin, shkroi në Twitter presidenti i grupit popullor të Partive Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, Manfred Weber duke kërkuar vëmendje më të madhe nga BE dhe SHBA.

“Sofagate”, Von Der Leyen: Nuk do të lejoj të përsëriten në të ardhmen

Ursdula Von Der Leyen nuk po e kalon lehtë atë qe ndodhi në Turqi gjatë vizitës së javës së kaluar. Për këtë qëllim ajo ka thirrur në një takim dypalësh presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, duke e kritikuar për mos reagimin e politikanit belg. “Nuk do të lejoj të tilla gjëra të përsëriten në të ardhmen”, tha ajo pasi një imazh i tillë mund të cenojë autoritetin e Komisionit Evropian.

Netanyahu: Irani, kërcënimi më serioz në Lindjen e Mesme

Irani është kërcënimi më serioz në Lindjen e Mesme. Është kjo deklarata e kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu një ditë pas një sulmi kibernetik në një impiant kryesor bërthamor iranian, të cilin Teherani e quajti një akt terrorizmi të kryer nga Izraeli.

Hedhja e mbetjeve të Fukushimës në det, mund të nxisë konflikt Japoni-Kinë

Hedhja e 140 tonelatave mbetjeve të termocentralit bërthamor në det mund të sjellë një konflikt të egër mes Japonisë dhe Kinës. “Shteti komunist i ka shprehur shqetësim të madh Japonisë përmes kanaleve diplomatike, sikurse edhe Koreja e Jugut, por qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga do të ecë përpara me idenë pavarësisht se kjo mund të sjellë dëme të mëdha në botën ujore.