Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit. Për 30 ditë radhazi në mbarë botën, myslimanët nisin ritualin e agjërimit në shenjë përuljeje ndaj Zotit.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u kërkoi besimtarëve që të tregohen solidarë me familjet në nevojë.

“Le të jetë ky muaji i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin”, tha Spahiu.

Besimtarët myslimanë fillojnë sot agjërimin dhe e përfundojnë atë më 12 maj, në ditën e festës së Bajramit.

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19. Një ditë më parë në vendin tonë, është zgjeruar edhe fasha e qarkullimit, me dy orë më shumë, 06:00- 22:00. Ndërsa kryeministri ka bërë apel për shumë kujdes.