Nga Virgjil KULE

 

 

Dashuria dhe besimi reciprok janë dy elemente thelbësorë të çdo marrëdhënieje qoftë ajo romantike, shoqërore apo lidhje familjare. Dashuria është përkushtimi i thellë ndaj dikujt dhe kujdesi i pakufishëm për të, kurse besimi është siguria që kemi te sinqeriteti dhe pastërtia shpirtërore e tjetrit.
Dashuria është një emocion i fuqishëm që i bashkon njerëzit. Ajo është themeli i çdo marrëdhënieje pozitive. Kur e duam dikë ne kujdesemi pa kushte që ai/ajo të jetë sa më i/e lumtur dhe i/e qetë. Dashuria bën që të pranojmë e ta falim tjetrin për të metat me mendimin se askush nuk është perfekt. Ajo na bën që të ofrojmë mbeshtetje e kurajo në momente të vështira të jetës. Dashuria është ngjitësi që i mban bashkë njerëzit duke krijuar përkatësi reciproke.
Besimi është shtylla kurrizore e çdo marrëdhënieje të qëndrueshme. Ka të bëjë me bindjen se tjetri është i ndershëm me ty dhe se në çdo rast do të mbrojë interesat e tua. Besimi ndërtohet nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm e të sinqertë. Pa besim reciprok marrëdhënia është e thyeshme dhe pa taban. Besimi bën që njerëzit të jenë të hapur e të sinqertë me njëri tjetrin pa pasur frikën se do të tradhtohen ose do të gjykohen. Ai krijon siguri dhe respekt reciprok.
Dashuria dhe Besimi Reciprok gërshetohen në një fill të vetëm që e lidh fort marrëdhënien.
Dashuria i afron njerëzit me njëri tjetrin, kurse besimi reciprok krijon kushtet që ky afrim të jetë i pandashëm.