Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha gjatë një konference me gazetarët se Berisha është një person pa burrësi dhe ish-komunist i vjetër që për interesat e tij personale është gati të thërrmojë edhe fëmijën e vet politik.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se burri ka vërtëtë një jetë, por besëprerit, që në këtë rast i referohet kryedemokratit Lulzim Basha, nuk i dalin as 10 jetë që të bëhet burrë.

“Burri ka vertet 1 jete me u korit por besprerit nuk i dalin as 10 jete te behet burre!”, shkruan Sali Berisha.