Dekori i vjeshtës është një nga më të bukurit e natyrës me ngjyra që alternohen.

Por edhe pse tërheqëse si pamje, madje tejet romantike, gjethet në rrugë që në kombinim me lagështinë krijojnë një sipërfaqe të rrëshqitshme, mund të çojnë në një aksident trafiku, e kjo nëse nuk jeni të kujdesshëm dhe nëse nuk rregulloni shpejtësinë në kushte të pafavorshme

Gjethet gjithashtu mund të shkaktojnë dëme në makinë. Ato që janë të kalbura përmbajnë gjithashtu një sasi të caktuar të acideve, të cilat mund të jenë të rrezikshme për automjetet e lehta – veçanërisht nëse janë të lagura. Prandaj, prania e zgjatur e gjetheve në automjet mund të rezultojë në dëmtime.

Për më tepër, nëse nuk pastroni gjethet nën xham, nëse është i lagësht, mund të bllokojë shtegun që sjell ajrin në filtrin e kabinës, duke zvogëluar kështu furnizimin me ajër të pastër.

Gjithashtu, me kalbjen e gjetheve, ato mund të hyjnë në kanale, kështu që shoferi dhe pasagjerët në kabinën do të thithin ajër të lagësht me cilësi të dobët.

Pra, kur bëhet fjalë për ngasjen, kujdes për rrugët e rrëshqitshme dhe, nga ana tjetër, hiqni gjethet nga automjeti juaj. Mund të duket romantike, por nuk ka një efekt të mirë në makinën tuaj.