Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Kjo bashki është e minoritetit maqedonas dhe numëron gjithsej 4366 zgjedhës. Këtë të diel kanë votuar 1606 qytetarë.

Në kutinë e parë të votimit të numëruar rezultati ka qenë në favor të Partisë Socialiste me 118 vota, 114 vota kanë shkuar për PD, 17 vota për LSI-në.

Forcë e parë politike në vitin 2017 në Pustec ka dalë LSI-ja, e dytë PS-ja dhe e tretë PD-ja.

Procesi i numërimit të fletëve të votimit ka nisur edhe në Poliçan dhe Memaliaj. Në Poliçan kanë votuar 51.39% e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.