Mbahen sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Demokratët do t’i drejtohen qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së duke nisur nga ora 8:00 deri në 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur këto kohë, në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor.

Ndërsa anëtarët që do të votojnë duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.