_____

                Helmut Rahn

(16 GUSHT 1929 – 14 gusht 2003)

“DER BOSS” lindi më 16 gusht 1929 në Essen. Në këtë qytet kanë lindur edhe Otto Rehagel, Leroy Sane, Frank Mill dhe Uve Reinders…

■ Sulmuesi gjerman që shënoi golin e fitores në ndeshjen finale kundër Hungarisë (3-2) ne Botërorin zviceran të vitit 1954.

■ Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në klub me Rot-Weiss Essen të Gjermanisë, duke shënuar 88 gola në 201 ndeshje.

■ Rahn shënoi 21 gola në 40 ndeshje për ekipin e Gjermanisë.

■ Ka debutuar në perfaqësuesen gjermane më 21 nëntor 1951 në Stamboll kundër Turqisë (2-0).

■ Rahn ishte gjithashtu pjesë e ekipit gjerman që arriti në gjysmëfinale në Kupën e Botës 1958.
Me golin e tij kundër Jugosllavisë, ai u bë në atë kohë golashënuesi i tretë maksimal në Kupat e Botës, me 10 gola gjithsej (pas Just Fontaine dhe Sándor Kocsis), dhe gjithashtu lojtari i parë që ka shënuar të paktën katër gola në dy Kupa Bote të ndryshme.

■ Rahn (bashkë me Thomas Muller) është lojtari i katërt gjerman që ka shënuar me shumë në Kupat e Botës.
Më shumë se ai kanë shënuar Klose (16), Gerd Muller (14) dhe Klinsman (11).
Rahn Ka shënuar me shumë se Rummenige (9), Seeler (9) apo Voller ( 8 ).

■ Ndeshjen e fundit me përfaqesuesen e ka luajtur më 27 prill 1960 në Ludwigshafen kundër Portugalisë (2-1), ku Rahn shënoi edhe golin # 21 me përfaqësuesen gjermane.

■ Me dy golat e shënuar në finalen kundër Hungarisë, Rahn është deri më sot lojtari i vetëm gjerman që ka shënuar një “dopietë” në një finale.

■ Fitues i vendit të dytë në Ballon d’Or 1958, pas francezit Raymond Kopa.

■ Më 11 korrik 2004, 50 vjet pas ndeshjes së Bernës, një statujë e përmasave reale të Rahn-it u vendos pranë stadiumit Georg-Melches- në Essen, në sheshin që mban emrin e tij.

_____

Nga Saimir Z. KADIU