Ajo që pritej nga shumë amerikanë po ndodh ne Xhorxha, një nga shtetet qe ka votuar ngahera kundër demokrateve sot pritet të kthehet në ngjyrë blu, duke ndryshuar edhe ngjyrën e dhomëes së senatit që do të ishte lajmi më i mirë për Joe Biden president.

Kur kanë mbetur edhe me pak se 3 për qind e votave pa numëruar demokrati Raffael Warnock është konsiderueseshm përpara, ndërsa kokë më koke po përballen edhe Perdue dhe Ossof. Procesi po vonohet për shkak të orëve të vona në SHBA.

Warnock fitoi një nga dy votimet në Xhorxha për Senatin, duke mundur Senatoren në largim Kelly Loeffler.

“Unë jam i nderuar për besimin që keni treguar, do të shkoj në Senat për të punuar për të gjithë qytetarët e Xhorxhas,” tha ai.

Nëse fitorja e tij konfirmohej, ai do të ishte senatori i parë afrikano-amerikan i Xhorxhas.

Votat e panumëruara ende i përkasin zonave që përbëhwn me shumicë votuesish demokratë. Fitorja e tyre do të nënkuptonte që demokratët do të keneë në dore Presidencën, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve prej 20 janarit.